Video/ Momentet kur rrota e parkut të lojrave shembet nga 20 metra duke lënë 15 të plagosur në Indi (fotot)

05/09/2022 18:50

Në pamje shihen momentet kur një rodhan zbavitës i mbushur me fëmijë bie nga rreth 20 metra në një park lojrash në krahinën indiane të Punxhab.

Drejtuesit dhe rojet e parkut ishin larguar nga vendngjarja pas përplasjes, raportonin mediat vendase, ndërsa policia ka hapur një hetim për atë që shkaktoi aksidentin e rëndë të 4 shtatorit.

Pamjet e frikshme tregonin sesi platforma rrethore nis të humbasë shpejtësinë e rrotullimit dhe më pas përplaset përtokë pas rënies me shpejtësi.

Dëshmitarët pranë platformës shihet që ulërasin të trembur teksa shikojnë fëmijët e tyre në platformë që bien nga lartësia.

Fatmirësisht nuk kishte humbje jete në incident por vetëm 15 të plagosur, pesë prej të cilëve u dërguan në spital.

Parku Mohali Trade Fair, i cili tashmë është mbyllur, do të qëndronte hapur deri më 11 shtator.

Operatorët e tij i lëvizin atraksionet nga një qytet në tjetrin, gjatë panaireve sezonale vendore.

Një nga organizatorët e festivalit, tha për rrjetin vendas Hindustan Times se loja ishte operuar shumë herë më parë dhe nuk kishte ndodhur diçka e tillë.

FOTO GALERI
2/4
Pamjet e frikshme tregonin sesi platforma rrethore nis të humbasë shpejtësinë e rrotullimit dhe më pas përplaset përtokë pas rënies

Top Channel