US Open, Kyrgios eliminon kampionin dhe kalon në çerekfinale

05/09/2022 13:09

Turneu US Open prodhoi surpriza në raundin e 1/8 , pasi kampioni Medvedev u eliminua nga Nick Kyrgios, i cili e mundi me rezultatin e përgjithshëm 1-3.

Në New York, australiani dominoi dhe e nisi me fitore që në setin e parë 6-7, ndërsa kundërpërgjigja e Medvedev erdhi menjëherë më pas në setin e dytë, të cilin e fitoi 6-3.

Megjithatë dy setet e tjera nuk patën surpriza dhe 27-vjeçari Kyrgios i fitoi të dy setet me rezultatet 3-6 dhe 2-6. Ndeshja u zhvillua me një ritëm të jashtzakonshmë dhe të dy lojtarët dhuruan një shfaqe fantastike e cila zgjati për 2 orë e 56 minuta.

Vetëm seti i parë i sfidës u luajt për 64 minuta. Kryios në raundin tjetër do të gjejë përballë tensitin rus Karen Khachanov, me përballjen e cila do të zhvillohet me datën gjashtë në orën 18:00.

Top Channel