Pse ishte portieri në merkato? Spalleti: Është i ndrojtur dhe ndikohet nga fjalët

05/09/2022 16:56

Alex Meret është konfirmuar për këtë sezon si numri një mes shtyllave të Napolit, mirëpo gardiani 25-vjeçar ishte në dyshim për të ardhmen në Serie A pasi deri në ditën e fundit ishte duke vlerësuar oferta të ndryshme teksa edhe klubi ishte i gatshëm ta lejonte të largohej.

“Meret ka nevojë të luajë dhe të rifitojë besimin. Duhet të hedhë pas krahëve ndrojtjen që e karakterizon dhe ndjeshmërinë. Është një djalë shumë i mirë dhe fatkeqësisht ndikohet shumë nga fjalët që thonë për të”.

Megjithatë, tashmë merkato është mbyllur, Meret është i fokusuar dhe ka statusin e portierit titullar. Ia vështirëson detyrat vetes, megjithatë ndonjëherë mund të shërbejë edhe për mirë.

Top Channel