Nuk flasin prej disa muajsh, skenën e PSG-Juventus e marrin presidentët

05/09/2022 16:46

PSG dhe Juventus do të përballen në Champions këtë mesjavë, megjithatë një tjetër duel ka marrë vëmendjen e mediave italiane.

Bëhet fjalë për përplasjen që kanë dy presidentët e këtyre dy ekipeve, Andrea Agnelli dhe Nasser Al-Khelaif. Siç bëhet me dije, të dy presidentët kanë patur akuza ndaj njëri-tjetrit. Drejtuesi i Juvneusit e ka quajtur nurmi një të kampionëve të Francës si informatorn e Ceferin për Superligën, çka solli dhe dështimin e saj, ndërsa në anën tjetër Nasser Al-Khelaif ka hedhur akuza se tentativa e Agnelli ishte për të vrarë Champions League.

Në ndeshjen që dy skuadrat do të kenë në Ligën e Kampioneve do të vijë dhe përballja ballë për ballë që mund të shërbejë për të sqaruar këtë situatë të krijuar mes dy presidentëve. Që në momentin që dështoi formimi i Superligës, Nasser Al-Khelaif dhe president i Juventusit i kanë ndërpreë marrëdhëniet me tyre, teksa Agnelli ka tentuar të flasë me presidentin e PSG-së, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Ndeshja e parë e fazës së grupeve mund të sjellë dhe takimin e tyre të parë pas shumë kohësh, por kjo mbetet për t’u parë, pasi numri një i kampionëve të Francës ka treguar se nuk i fal ato që ai i quan tradhti, e mbetet për t’u parë nëse do të shkrihet akulli mes tij dhe Agnellit në këtë situatë.

Top Channel