Disfata me Milanin ka vënë nën akuzë Inzaghin në stolin e Inter, me trajnerin që veç të tjerash tanimë kritikohet se nuk po shfrytëzon si duhet alternativat, një aspekt ky që prek edhe mesfushorin e Kombëtares Shqiptare Kristjan Asllani, me mediat italiane që pyesin se përse nuk po shfrytëzohet si duhet.

Në një përshkrim pak më të detajuar, e përditëshmja italiane shkruan se Asllani ka luajtur në total këtë sezon vetëm 24 minuta, duke kujtuar se shqiptari, pas një vere ku shkëlqeu është lënë në hije dhe nuk po bën as zëvendës Brozovicin, as i spostuar në krah të treshes së mesfushës. Për momentin sipas saj Kristjani po vazhdon të studiojë të mëdhenjtë, por ai mund të jetë një shkëndijë e rëndësishme për të ndezur kursin e ri zikaltër./ SuperSport

Top Channel