E kryer, Icardi niset drejt Stambollit për vizitat mjekësore

05/09/2022 13:33

Mauro Icardi është shumë pranë kalimit në Turqi te Galatasaray. Mediet franceze bëjnë me dije se sulmuesi do të udhëtojë këtë të hënë drejt Stambollit.

SuperSport shkruan se Icardi do të kalojë te Galatasaray në formë huazimi për një sezon, ku do të marrë pagë neto 3 milionë euro, ndërsa në fund nëse palët do të bien dakord argjentinasi do të kalojë në pronësi të turqve për 25 milionë euro.

Sulmuesi prej kohësh nuk gjen hapësirë për të luajtur te Paris Saint-Germain dhe së fundmi duket se Galtier ia ka bërë të qartë se nuk e ka në planet e tij, ndaj dhe Icardi zgjodhi largimin në drejtim të një klubi, ku do ketë minutat e dëshiruara në dispozicion.

Top Channel