Barazimi i dytë radhazi i Bayern Munich në Bundesliga, jo vetëm bëri që Freiburg të merrte kreun e tabelës nga kampionët në fuqi të Gjermanisë, por gjithashtu bëri që Sadio Mane të kritikohej për herë të parë që nga zbarkimi në “Allianz Arena” këtë verë.
Mediat gjermane fajësuan sulmuesin senegalez se ka qëndruar në pritje të topave në vend që të bashkohej me grupin dje të përpiqej bashkë me shokët e skuadrës të prishnin murin mbrojtës të Union Berlin. Osasuna mund Rayo Vallecano-n e Balliut dhe “i merr” Champions-in Villarreal-it
“Sport1”, një nga faqet kryesore sportive në Gjermani, shkroi: “Mane, në veçanti, u tregua i paefektshëm brenda strukturës sulmuese bavareze. Senegalezi priste para qendërmbrojtësve të Berlinit për të marrë topa. Lojtari i ri i Bayernit nuk është afruar aspak në mesfushë.”
Sipas Felix Magath, ish-trajnerit të Bayernit, do të jetë shumë e vështirë të plotësohet boshllëku i lënë nga Robert Lewandoski pas largimit të tij te Barcelona.
“Nëse do të kisha qenë trajner i Bayernit tre vjet më parë, do të isha përpjekur ta zgjidhja këtë problem. Por problemi është bartur edhe në këtë sezon. Një sulmues i tillë, që garanton gola për ekipin, nuk është aq i lehtë për t’u zëvendësuar. Bayern po e kupton tani. Në një sistem që ka funksionuar, është e vështirë të gjesh një zëvendësues. Ritmi i Lewandowskit i përshtatej në mënyrë të përkryer ekipit. Mane duhet ende kohë të integrohet”, nënvizoi ish-trajneri bavarez.
Top Channel