Richarlison ishte një nga goditjet më të bujshme të Tottenham në merkato teksa operacioni për ta transferuar nga Everton, prek në total shifrën e 60 milionë paund.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Fulham, italiani i besoi nga minuta e parë dhe sulmuesi nuk zhgënjeu duke fituar lëvdatat e Contes, i cili theksoi se 25-vjeçari luan me shumë personalitet.
“Për mua Richarlison zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme ndaj Fulham. Ishte me personalitet, kualitet dhe ia doli të gjente disa pasime në zona të ngushta. E kam përdorur në të treja pozicionet e sulmit dhe ai ka punuar që ta kuptojë shpejt filozofinë tonë.
Kur Richarison bën të tilla performanca, atëherë jam i relaksuar sepse kur luan çdo tre ditë, atëherë duhet të bësh edhe rotacion. Vendosa të lija pushim Kulusevskin që ka qenë fantastik në këtë fillim të sezonit, por këtë mesjavë nisim edhe aventurën në Champions”, u shpreh Conte./ SuperSport
Top Channel