Marseille vazhdon garën me Paris Saint-Germain, ndërsa ka marrë sërish kreun e renditjes së Ligue 1 pas raundit të gjashtë.

Marsejezët triumfuan në transfertë ndaj Auxerre me rezultatin 0-2 në “Stade de l’Abbe-Deschamps”, në një takim të cilin miqtë e dominuan dukshëm.

Goli i parë u realizua nga Gerson në minutën e 8’, duke zhbllokuar kështu rezultatin. Ndërsa në minutën e 84’ ishte Sanchez ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.

Pas raundit të gjashtë Auxerre renditet në vend të nëntë me 7 pikë, teksa Marseille kryeson me 16 pikë, 3 më shumë se PSG, por me një ndeshje më shumë se kampionët në fuqi të Francës./ Super Sport

Top Channel