Muçi fatsjellës për Legian, aktivizohet nga stoli dhe ndihmon ekipin të marrë kryesimin e kampionatit

03/09/2022 08:45

Ernest Muçi vijon me formën e shkëlqyer në këtë fillim të sezonit me Legian e Varshavës.

Sulmuesi, rezultoi protagonist edhe njëherë për polakët në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Radomiak.

Në fakt, lojtari i kombëtares nuk e nisi këtë sfidë si titullar por u aktivizua nga trajneri Kosta Runjaic në minutën e 66-të. Gjithsesi, kjo nuk e pengoi 21-vjeçarin të shfaqë cilësitë e tij teksa në minutën e 83-të dhuroi pasimin final për Augustyniak që realizoi golin e vetëm të Legias në këtë takim.

Ishte asisti numër tre për ish-futbollistin e Tiranës në këtë sezon ndërsa sulmuesi ka gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës në kampionat. Pas këtij triumfi, Legia ngjitet në vendin e parë të klasifikimit teksa skuadra dhe Muçi, nuk ngjasojnë aspak me atë të sezonit të kaluar duke lënë pas paraqitjet zhgënjyese.

Top Channel