Icardi me “shpatulla pas murit”, në Turqi ose në Ligën e Pestë franceze

03/09/2022 11:40

Një nga vendimet e para të trajnerit Christophe Galtier në krye të PSG ishte ai i të përjashtuarit Mauro Icardin.

Tekniku i kryeqytetasve theksoi se argjentinasi nuk ishte në planet e tij dhe se sulmuesi do të duhej të mendonte për një tjetër akomodim.

Por, kur në Europë është mbyllur merkato, Icardi mbetet pa një skuadër teksa opsioni më i mundshëm mbetet ai i transferimit tek Galatasaray në Turqi. Merkato atje nuk është e mbyllur dhe mbetet e hapur deri më datë tetë shtator, ndaj turqit vijojnë të punojnë për të transferuar Icardin në një merkato që kanë afruar edhe yje të tjerë europianë si Dries Mertens dhe Lucas Torreira.

Për momentin, negociatat kanë mbetur në vendnumëro pasi parisienët nuk pranojnë fomulën e huazimit me të drejtën e blerjes dhe kërkojnë huazim me detyrim blerje, në mënyrë që 29-vjeçari të mos rikthehet sërish në Paris. Ndërkohë, Icardi rrezikon edhe të mbetet pjesë e PSG, mirëpo nëse diçka e tillë bëhet realitet atëherë sulmuesi do të jetë pjesë e ekipit të dytë të parisienëve dhe do të aktivizohej në Ligën e Pestë franceze.

Top Channel