Vllaznia fiton klasiken, mposht Tiranën në kryeqytet

02/09/2022 18:01

Java e tretë e Superiores ka startuar me triumfin e Vllaznisë në kryeqytet ndaj Tiranës me shifrat 1-2.

Të parët që mbeten në inferioritet numerik ishin bardheblutë pas ndërhyrjes së gabuar të Zhivanajt në zonë ndaj Kainës teksa mbrojtësi la të tijtë me 10 vetë, por edhe shkaktoi penalltinë e shndërruar në gol nga Marku. Në pjesën e dytë, Marku gaboi duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Deliut. Gjithsesi, në fund, të besuarit e trajnerit Mirel Josa e menaxhuan avantazhin, edhe pse vendasit patën disa herë mundësinë për të barazuar.

Pas këtij triumfi, Vllaznia ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe renditen të dytët, ndërsa nga ana tjetër, Tirana mbetet në kuotën e katër pikëve në vend të katërt teksa pëson disfatën e parë të sezonit./ Super Sport

Top Channel