“Krenar që jam këtu”, Dest flet për herë të parë “kuqezi”

02/09/2022 09:11

Sergino Dest është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i Milan.

Amerikani vishet “kuqezi” dhe ka firmosur kontratën për një vit me opsion rinovimi edhe për 4 vite të tjera nëse blihet në fund të sezonit.

Dest u shpreh shumë i lumtur për këtë lëvizje dhe menjëherë foli me superlativa për klubin e ri dhe tregoi se ka ambicie të mëdha për sezonin e ri.

“Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që jam këtu. Për mua është një nder që bashkohem me kampionët e Italisë dhe të jem pjesë e një klubi kaq historik si Milan. Dua të bëj gjëra të mira dhe të fitoj trofe, duke nisur nga ky sezon.” – tha Sergino Dest.

Top Channel