Fiorentina mposht Milanin, vendimtar goli i talentit të Shqipërisë

02/09/2022 19:14

Ndeshja mes Fiorentina U19 dhe Milan U19, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës “vjollcë”.

SuperSport shkruan se 19-vjeçari që është pjesë e Shqipërisë U21 në këtë sezon ka regjistruar tre paraqitje për Fiorentinën U19 duke gjetur kështu golin e parë, ndërsa në llogarinë e tij është edhe një asist.

Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar, Toci ia ka dalë të grumbullohet edhe me ekipin e parë të Fiorentinës, edhe pse ende nuk ka debutuar në elitën italiane. Ndërkohë, pas këtij suksesi me golin e Tocit, Fiorentina U19 ngjitet në krye të klasifikimit me 10 pikë pas katër javëve kampionat.

Top Channel