Kush është lojtari që Manchester United e paguan… për të bërë asgjë!

01/09/2022 11:00

Manchester United ishte një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës dhe në fund zyrtarizoi emra të rëndësishëm si Casemiro dhe Antony.

Në shtëpinë e “Djajve të Kuq” ka edhe lojtarë deri diku të padëshirueshëm, por gjithashtu ka edhe një Phil Jones.

30-vjeçari është pjesë e United nga 2011, por në sezonet e fundit është “zhdukur” nga harta e klubit dhe për më tepër, holandezi ten Hag i ka bërë me dije se është jashtë planeve të tij.

Por, ky nuk është një problem për Jones, i cili i ka mbijetuar “epokave” të Ferguson, Moyes, van Gaal, Giggs, Murinho, Ole, Carrick, Ragnick dhe tani edhe ten Hag.

Kjo pasi Phil në vitet e fundit, në çdo merkato është i dëmtuar dhe askush nuk interesohet për të dhe duhet theksuar se ai fiton 4.5 milionë paund në vit te United.

Pra, ai paguhet për të mos bërë asgjë.

Jones u afrua te United nga Blackburn për afro 20 milionë euro dhe në 11 sezone numëron 229 ndeshje dhe 6 gola, por nga 2019 ka luajtur vetëm 13 ndeshje.

Top Channel