I ndëshkoi në ndeshjen e fundit, Arsenal vihet pas brazilianit të mesfushës

01/09/2022 16:38

Arsenal vazhdon fitoret e njëpasnjëshme në Premier League, me “topçinjtë” që kryesojnë të vetëm me 15 pikë në krye te renditjes.

Klubi Anglez deri më tani ka zyrtarizuar pesë goditje në merkaton verore, dhe në përfundimin e afatit kalimtar të transferimeve, Arsenal është gati për të kompletuar dhe një tjetër transferim.

Bëhet fjalë për Douglas Luiz të Aston Villas. Mesfushori është në vitin e fundit të kontratës por Aston Villa nuk dëshiron që ta shesë atë. Megjithatë, vetë lojtari po shtyn për një transferim te “topçinjtë” dhe deri në përfundimin e merkatos mund të arrihet një marrëveshje midis dy klubeve. 24-vjeçari në sezonin e ri, ka luajtur katër ndeshje dhe në sfidën e fundit pikërisht përballë Arsenal, gjeti rrugën e rrjetës.

Mesa duket drejtuesit e klubit londinez, janë bindur plotësisht nga paraqitja e lojtari në përballjen ndaj tyre. Braziliani është pjesë e Aston Villa që prej vitit 2019 dhe që prej transferimit, lojtari ka luajtur rregullisht në Premier League.

Top Channel