Dest bëhet “Djall”, Interi zyrtarizon lojtarin që kërkonte me ngulm Inzaghi

01/09/2022 21:19

Sergino Dest është zyrtarisht futbollit i Milanit në Serinë A. Anësori amerikan është huazuar nga Barcelonë te kampionët në fuqi të Serisë A. Një lëvizje befasuese e “Djallit”, që forcon krahun e djathtë me një alternativë serioze, ndërsa “blaugranat” kursejne pagën e lojtarit.

Nëse Milani zyrtarizoi Dest, Interi më në fund vë në dispozicion të Inzaghit Acerbin. Qendërmbrojtësi 34-vjeçar lagohet nga Lazio duke ndjekur pikërisht trajnerin Inzaghi tek Interi. Ish-futbollisti i Sassuolos do të veshë fanellën me numër 15.

Dest bëhet “Djall”, Interi zyrtarizon lojtarin që kërkonte me ngulm Inzaghi

Chelsea i Londrës ndërkohë ka arritur të sigurojë Denis Zakarian nga Juventusi. Futbollisti me pasaportë zvicerane ka fluturuar drejt Londrës për vizitat mjekësore dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Top Channel