Zhduket pista Fiorentina, dëmtimi i Berardit shtyn Bajramin drejt Sassuolos

31/08/2022 14:40

Fati i Nedim Bajramit është ende në një udhëkryq të madh.

Së fundmi nga mediet italiane  raportohet se pista e kalimit të mesfushorit të kombëtares shqiptare te Fiorentina tashmë nuk ekziston më si mundësi.

Në të njëjtën kohë një tjetër klub duket se ka thyer sytë nga shqiptari, bëhet fjalë pikërisht për Sassuolon.

Pasi të mësojë shkallën e dëmtimit të Domenico Berardit, Sassuolo duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë, nëse sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të luajë më. Emri i parë në listën e Sassuolos është Bajrami, i cili dallon për cilësitë sulmuese të tij.

Megjithatë “zigjerbërit” duhet të vihen shpejt në lëvizje, pasi merkato e verës është në orët e fundit të saj.

Top Channel