US Open/ Nadal tremb në fillim, por më pas kualifikohet. Eliminohet kampionia në fuqi

31/08/2022 09:28

Rafael Nadal ia ka dalë të kalojë me sukses në raundin e dytë të US Open me tenistin spanjoll që mposhti në katër sete me shifrat 3-1, rivalin Australian Hijikata. Në fakt, sfida nuk nisi mirë për spanjollin i cili u dorëzua në setin e parë duke e humbur atë me shifrat 6-4.

Sa i takon, femrave, surpriza vjen nga Emma Raducanu e cila u eliminua në raundin e parë pas përballjes me Alize Cornet. Tenistja britanike, e cila mbërriti në US Open me statusin e Kampiones në fuqi u mposht në dy sete nga francezja me shifrat identike 3-6, 3-6 ndërsa në kohët e fundit, 19-vjeçarja po vuan të shfaqë formën e saj më të mirë.

Sipas SuperSport nga ana tjetër, po në raundin e parë është eliminuar edhe Venus Williams. Ndryshe nga motra e saj Serena, Venus u mposht në dy sete nga tenistja belge Van Uytvanck me shifrat 6-1 dhe 7-6 duke zhgënjyer para publikut të saj. Ndërkaq, në raundin pasardhës kaluan Swiatek, Kvitova, Badosa e Azarenka. Kujtojmë se US Open, mund ta ndiqni në Eurosport nëpërmjet platformës DigitAlb.

Top Channel