Tuchel i shqetësuar: Kundërshtarët na mundin lehtësisht, kështu nuk dilet kampion!

31/08/2022 08:34

Pas disfatës në transfertë me Leeds United, Chelsea doli pa pikë edhe nga ndeshja e dytë radhazi jashtë shtëpie teksa u mposht në fushën e Southampton me rezultatin 2-1.

SuperSport shkruan se pas sfidës, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel u shfaq i shqetësuar për mënyrën si skuadra humbi të dytën ndeshje jashtë fushe këtë sezon ndërsa shtoi se kundërshtarët i mposhtin lehtësisht të besuarit e tij.

“Më duket sikur në transfertë jemi shumë të lehtë dhe nuk jemi në gjendje t’i fitojmë ndeshje të tilla. Kjo humbje ngjason shumë me atë ndaj Leeds. Për kundërshtarët duket shumë e lehtë të na bëjnë konfuzë në fushën e lojës, duhet ta kuptojmë këtë pjesë dhe të punojmë për ta rregulluar.

Humbasim përqëndrimin dhe planin tonë të lojës, më duket sikur është shumë e lehtë që të na mundin. Na duhet një mentalitet më i fortë, të paktën në mbrojtje. Nuk duhet të pësonim asnjë prej golave, kjo humbje duhej evituar nëse pretendojmë që në fund të mund të fitojmë Premier League”, u shpreh Tuchel.

Top Channel