Mbappe, Neymar dhe Messi: dy të parët shtyjnë topin drejt rrjetës, ndërsa “ylli” argjentinas u shërben.
Me lojtarë të tillë në formacion PSG e ka të lehtë përballë çdo kundërshtari në Ligue 1. Në javën e pestë të kampionatit, parizienët mposhtën 0-3 Toulouse pikërisht falë bashkëpunimit të “yjeve” të tyre.
Në minutën e 37-të e zhbllokoi takimin braziliani Neymar, pasi mori një top nga Messi, ndërsa në të 50-tën argjentinasi ftoi për të shënuar Mbappenë, që nuk e la rastin t’i shkonte dëm. Sapo nisi koha shtesë realizoi edhe Bernat. Përfundimisht 0-2 në favor të PSG-së, që kryeson me 13 pikë, po aq sa kanë grumbulluar Lens dhe Marseille.
Ndërkohë Lille dështoi të merrte pikë në sfidën e shtëpisë ndaj Nice (1-2). Bamba kaloi në epërsi vendësit që në minutën e 20-të, por miqtë përmbysën rezultatin falë finalizimeve të Delort (22’) dhe Pepe 929’) në të dy rastet nga pika e bardhe e penalltisë.
Top Channel