Statistikat e bëjnë lider të Granadës, Uzuni udhëheq skuadrën drejt elitës

30/08/2022 12:50

Katër gola në tre ndeshjet e para të La Liga 2 e bëjnë Uzunin shënuesin më të mirë të Granadës në këtë fillim sezoni. Sulmuesi nga Berati u transferua në janar, por nuk arriti dot që të sigurone qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

Sulmuesi nga Berati u transferua në janar, por nuk arriti dot që të sigurone qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll. Megjithatë, muajt e parë i kanë shërbyer 27-vjeçarit dhe për t’u përshtatur me skuadrën e tani duket gati për ta ndihmuar ekipin që të rikthehet sërish në La Liga.

Në takimin ndaj Villarreal II, Uzuni ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës, duke sinjalizuar se do të jetë lideri i skuadrës, edhe pse në skuadër ka emra të njohur si Jose Maria Callejon. Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë goditi dhe dy 11-metërsha, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë në të dyja situatat, një tregues i besimit që kanë tek 27-vjeçari. Uzuni dhe Callejon do të jenë dy pikat kyçe të Garnadës, që e ka besuar misionin mbijetesë, tek këta dy lojtarë, që kanë detyrën për të tërhequr skuadrën drejt elitës.

Uzuni është lojtari më në formë i momentit sa i takon legjionarëve, diçka pozitive dhe për trajnerin e Edoardo Reja, i cili detyrimisht do i bëjë vend në grubullimin e muajit shtator, për ndeshjet e Nations League ndaj Izraelit dhe Islandës. Me fanellën kuqezi, Uzuni numëron 4 gola, 2 në ndeshjet miqësore dhe 2 në kualifikueset e Kupës së Botës për Katar 2022.

Top Channel