Starton “US Open”/ Befason eliminimi i Tstsipas, avancojnë Murray, Medvedev dhe Williams

30/08/2022 20:33

Në New York, nisi turneu i fundit Grand Slam i vitit, “US Open” dhe që në ditën e parë u regjistrua një surprizë e madhe.

Stefanos Tsitsipas i dha në mënyrë të papritur lamtumirën evenimentit pasi u mund që në takimin e parë nga kolumbiani Daniel Galan me rezultatin 3-1.

Ata që nuk gabuan në turneun njujorkez ishin numri 1 i botës Danil Medvedev dhe Andy Murray. Tenisti rus që në “US Open” luan pa flamur, eliminoi në raundin e parë amerikanin Kozlov 3-0 ndërsa britaniku Andy Murray eliminoi argjentinasin Fransisco Cerundolo që e mundi gjithashtu në rezultat final 3-0.

Për femra e vetmja surprizë mund të konsiderohet eliminimi i Simona Halep, numri 7 i renditjes që u mund nga tenistja nga Ukraina Snigur me rezultatin 2-1. Nuk gaboi as Serena Williams për të cilin “US Open” do të jetë eventi i fundit i karrierës së saj. Tenistja amerikane u kualifikua për në raundin e dytë pas fitores me rivalen malazeze Kovinic me rezultatin 2-0.

Top Channel