Legjenda e shahut zbulon manipulimin e Realit: Më detyruan të them se CR7 është më i miri!

30/08/2022 13:23

Debati se cili është më i miri mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vijon të mbetet një temë që ndez shumë diskutime në opinionin sportiv në mbarë botën.

SuperSport shkruan se si një fans i madrilenëve, norvegjezi shkonte shpesh në Bernabeu ndërsa në një intervistë tregon se spanjollët e kanë imponuar të thotë emrin e portugezit si lojtarin më të mirë në botë.

“Unë e kam pëlqyer gjithnjë Ronaldon, por gjithnjë kam menduar se Messi është më i mirë. Kam shkuar në shumë ndeshje të Real Madrid dhe në klub kanë qenë shumë të sjellshëm me mua, por e vetmja gjë e cila nuk më pëlqeu është se ne zhvilluam një intervistë në të cilën më pyetën për lojtarin e preferuar në Madrid. Përmenda emrin e Iscos dhe ata më pas më kërkuan ta xhironim sërish atë pjesë. Më kërkuan të përmendja emrin e Ronaldos, për ata mesa duket ishte diçka e rëndësishme por mua nuk më interesonte shumë”, u shpreh Carlsen në kanalin e Youtube të Lex Fridman.

Top Channel