Video/ Moment i sikletshëm në stadium, DJ harron minutën e heshtjes dhe vendos muzikë gjatë homazhit për futbollistin spanjoll
Leeds United dhe Evertoni ndanë pikët në “Elland Road”, kur të dyja skuadrat shënuan nga një gol, miqtë nga Liverpooli në pjesën e parë dhe vendësit në fraksionin e dytë.
Me të njëjti rezultat 1-1 përfundoi edhe përballja mes Crystal Palace dhe Brendtfordit, ku luan (sërish në stol në këtë ndeshje) Thomas Strakosha. Zaha kaloi në epërsi vendësit në minutën e 59-të, por miqtë barazua me Wissa 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Ndërkohë Fulhami mori fitoren e dytë në këtë fillim sezonit, këtë herë përballë Brightonit. Golin që zhbllokoi takimin e shënoi Mitrovic sapo nisi pjesa e dytë e pak çaste më vonë Dunk divijoi në portën e tij për golin e 2-0. Mac Allister realizoi me penallti golin e vetëm të Brightonit në minutën e 60-të./ Super Sport
Top Channel