Flamurtari nuk di të ndalet, firmos me ish-mesfushorin e Portimonense

30/08/2022 22:34

Flamurtari po punon intensivisht për rikthimin në Superiore dhe këtë merkato ka bërë disa afrime të rëndësishme.

Së fundmi në një postim në rrjetet sociale, vlonjatët bëjnë me dije se kanë firmosur me mesfushorin Fernando Armando dos Santos. Mesfushori ka luajtur më parë në Greqi, Portugali si dhe në Brazil.

Postimi i Flamurtarit:

Zyrtare : Fernando Armando dos Santos eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .

Emri: Fernando Armando

Mbiemri: Dos Santos

Datëlindja: 11 Shtator 1994

Pozicioni: Mesfushor

Karriera :

2022 – Flamurtari F.C

2021 – 2022 Ethnikos Piraeus ( Greqi )

2020 – 2021 Clube Condeixa ( Portugali )

2019 – 2020  CD Fátima SAD ( Portugali )

2018 – 2019  Portimonense SC , FC Penafiel ( Portugali )

2017 – 2018 Sociedade Esportiva do Gama (DF) (Brazil )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C!

 

Top Channel