E mposhti Celtic Glasgow 9-0, skuadra skoceze bën “kurban” trajnerin

30/08/2022 22:59

Pak ditë më parë, Celtic Glasgow shënoi një rekord të ri në Premiershipin skocez, fitoren më të thellë në histori në ndeshjet jashtë, 0-9 në fushën e Dundee United.

Ky rezultat nuk ka kaluar pa pasoja në ekipin e Dundee-t, pasi drejtuesi i klubit shkarkoi nga detyra tranerin Jack Ross, duke e bërë përgjegjës për këtë turpërim.

Të njëjtën gjë bënë edhe drejtuesit e Bournemouthit me trajnerin Scott Parker, në Premier League, pasi humbjes po 9-0 nga Liverpooli.

Dundee United ka specifikuar se pas shkarkimit të Ross nga detyrat e tij me efekt të menjëhershëm, pozicionin e tij do ta mbajë provizorisht Liam Fox. Ndeshja e radhës e Dundee United është kundër Livingstonit./ Super Sport

Top Channel