Super goli i Ethemit, skuadra e “shqiptarëve” në Turqi kalon në avantazh

27/08/2022 22:57

Skuadra e “shqiptarëve” në Turqi, Istanbulspor-i është duke u përballur me Alanyaspor në transfertë, për takimin e raundit të katërt të Superligës turke.

Aktualisht miqtë ndodhen në avantazh dhe kjo falë Valon Ethemit. Mesfushori ka gjetur rrugën drejt rrjetës në minutën e 48’ dhe ka realizuar një super gol, ndërsa po ekzekutonte një goditje dënimi.

Në formacionin e Istanbulsporit në këtë sfidë ishin vetëm dy lojtarë shqiptarë, Ethemi dhe Topalli, Abazaj ndodhet në stol, ndërsa Rroca është i dëmtuar.

Top Channel