Në rrugën Qafë e Koshovicës – Cakran janë vjedhur barrierat mbrojtëse.

Ky aks kalon në një terren të fortë kodrinor, ku drejtuesve të automjeteve u duhet të kenë vëmendje në veçanti në kthesat e forta atje ku dhe janë vjedhur më shumë barrierat

Administratori i Njësisë Cakran, Fred Korçari thotë se vendosja e barrierave të reja është urgjente.

Për të shmangur rrezikun, drejtuesit vendas të automjeteve e  ulin shpejtësinë në zonat ku mungojnë barriera por ata që vijnë nga larg rrezikojnë jetën

Aksi rrugor Qafa e Koshovicës. – Cakran është i gjatë rreth 17 km dhe është një rrugë e rëndësishme që lidh, jo vetëm popullatën me qytetin e Fierit, por edhe zonat bujqësore me tregjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA