Kampioni i tenisit Novak Djokovic nuk merr pjesë në US Open sepse nuk është i vaksinuar (fotot)

25/08/2022 21:13

Novak Djokovic ka njoftuar sot se nuk do të luajë në kampionatin amerikan të tenisit ‘US Open’ pasi nuk është i vaksinuar ndaj Covid.

Ai shtonte se prej protokolleve aktuale të udhëtimit në SHBA, nuk mund të shkojë atje për kampionatin që nis të hënën.

Serbi 35-vjeçar kampion i turneut të fundit të Wimbledon në Londër, ka humbur më herët edhe turneun Australian Open për të njëjtën arsye të fillim të vitit.

“Për fat të keq nuk mund të udhëtoj drejt New York për turneun US Open,” shkruante ai në rrjetet sociale.

Refuzimi i Djokovic për të bërë vaksinën e koronavirusit i ka kushtuar pjesëmarrjen në kampionatin që nis të hënën.

Djokovic shkruante më tej në rrjetet sociale : “Fat të mbarë kolegëve të mi tenistë! Unë do të përpiqem të ruaj formën pozitive sportive dhe shpirtërore për të tjera mundësi konkurrimi”.

Sipas një përditësimi të rregullave në SHBA për fluturimet ndërkombëtare “qytetarët jo-amerikanë duhet të tregojnë provë vaksinimi për Covid-19 para se të marrin një fluturim drejt SHBA. Aplikohen vetëm përjashtime të kufizuara.”

Djokovic ka fituar tre herë më parë turneun U.S. Open, herën e fundit në 2018.

Ai mori pjesë në turnetë madhorë në Francë e Angli sivjet, ku doli fitimtar në këtë të fundit, dhe gjysmëfinalist në Paris.

I pyetur në Wimbledon nëse do të vazhdonte refuzimin e vaksinës, Djokovic tha i bindur “Po.”

Djokovic ka thënë më herët për BBC se “nuk është kundër vaksinimit” pasi ka bërë të gjitha vaksinat e fëmijërisë, por shton se “kërkoj lirinë e zgjedhjes për atë që fus në trupin tënd”.

“Vendim-marrja për trupin tim janë më të rëndësishme se çdo titull. Duhet të jem i sinkronizuar me trupin tim sa të jetë e mundur”, tha ai.

Mungesa e Djokovic, zbeh pak shkëlqimin e U.S. Open, ku vjet ai ishte finalist.

FOTO GALERI
1/3
Novak Djokovic ka njoftuar sot se nuk do të luajë në kampionatin amerikan të tenisit ‘US Open’ pasi nuk është i vaksinuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA