Ambicjet shkencore të Elon Musk duket se së fundmi kanë marrë një kthesë drejt fizikës kuantike madje duke e lidhur atë me ‘djajtë’.

Ai që njihet si njeriu më i pasur në botë, në një postim në Tweeter në fillim të javës quante impjantin gjigant nëntokësor të përshpejtësimit të pjesëzave CERN në Zvicër, një shembull i “teknologjisë së djajve” prandaj kërkon ta përdorë.

“Të lutem më lër të përdor dhe unë përshpejtuesin kuantik CERN,” thuhej në mënyrë kriptike në memen e postuar nga Musk.

Ndërsa në fund të postimit, Musk shtonte përsëri me nënkuptime të errëta:

“Jam një njeri normal prandaj mund të më besoni këtë teknologji demoniake, që është diçka që bota nuk ka parë asnjë herë”.

Kjo do të dukej diçka zbavitëse dhe e padëmshme sikur në fakt të mos kishte studiues që besojnë sinqerisht se CERN është një teknologji për hapjen e portave të ferrit, që mund të sjellë fundin e botës.

CERN është një tunel rrethor nëntokësor 27 km i gjatë në rreth 175 metra thellësi, nën kufirin mes Zvicrës e Francës.

Tre fizikantë—Peter Higgs nga Skocia, François Englert nga Belgjika, e britaniku Robert Brout spekulonin në 1964 për ekzistencën e asaj që njihet në fizikë kuantike si ‘pjesëza Higgs’, ose “pjesëza e Zotit” e cila mund të tregojë origjinën e konceptit të masës dhe të ekzistencës së saj. Dhe CERN njoftoi në 2012 se kishte zbuluar diçka të ngjashme.

Por të tjerë studiues si fizikanti italian Francesco Calogero thonë se thellimi në pjesëzat që dalin nga përshpjetimi i masës në tunelin e çeliktë nëntokësor, mund të prodhojë një vrimë të zezë ku të zhduket planeti, ose daljen në dimensione te reja ndaj të cilave njeriu nuk ka asnjë kontroll.

Kritikë të tjerë theksojnë faktin se autoritetet kanë vendosur në hyrje të impjantit një statujë të ‘Shiva-s’, hyjnisë indiane të shkatërrimit, nga ku ndoshta vjen dhe epiteti “demoniak” për teknologjinë e përdorur.

Musk nuk fliste më tej për planet e tij  në lidhje me impjantin e përshpejtimi të pjesëzave CERN apo arsyet përse kërkonte ta përdorte.

Dhe në fakt ende askush nuk e di nëse miliarderi e kishte seriozisht apo po bënte shaka.

FOTO GALERI
6/8
Ambicjet shkencore të Elon Musk duket se së fundmi kanë marrë një kthesë drejt fizikës kuantike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA