Milani në garë për kapitenin e SHBA, Pioli rikuperon liderin e mesfushës për Atalantën

17/08/2022 18:47

Christian Pulisic është emri i ri që lidhet me Milanin. Kuqezinjtë kanë raporte shumë të mira me Chelsea, por në garë për kapitenin e SHBA janë edhe Manchester United, Newcastle dhe Juventusi.

Sipas SuperSport 23-vjeçari mbulon disa pozicione në ofensivë, si atë të sulmuesit të djathtë, por mund të luajë edhe në krahun tjetër dhe si mesfushor ofensiv. Klubi londinez është i gatshëm ta huazojë.

Ndërkohë, kampionët e Italisë kanë ofruar 4 milionë euro + bonuse për Raphael Onyedika, mesfushorin nigerian të Midtjylland. Klubi danez kërkon 7 milionë euro për ta lënë të lirë 21-vjeçarin.

Sa i përket qendrës së mbrojtjes, Diallo (PSG) vijon të mbetet në “pole position”, por drejtuesit e Milanit vazhdojnë të ndjekin edhe Evan Ndicka. 22-vjeçari francez ka edhe një vit kontratë me Eintracht Frankfurt.

Milani nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare deri tani, teksa po pret një sinjal nga lojtari për t’u hedhur në veprim. Drejtuesit e klubit italian po punojnë edhe rreth rinovimit të Pierre Kalulu.

22-vjeçari i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij fantastike dhe drejtuesit janë gati t’i zgjasin kontratën dhe t’i rrisin pagën. Kampionët luajnë takimin e dytë në kampionat ndaj Atalantës në Bergamo, përballje në të cilën tekniku Pioli do të ketë të gatshëm edhe Sandro Tonalin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA