Në pikëkalimin e Kakavijës u regjistrua sot radha më e gjatë e mjeteve që prisnin të përpunoheshin në anën greke të kufirit.
Kështu në orët e para të mëngjesit radha e mjeteve shkoi në 4-5 km ndërsa në funksion të përpunimit ishin vetëm 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje për palën greke.
Ritmi i lëvizjes ishte i ngadaltë deri rreth mesditës dhe më pas sipas qytetarëve në hyrje pala greke ka shtuar edhe 2-3 sportele duke zhbllokuar disi situatën.
Dita e sotme ka shënuar një numër rekord hyrjesh për 24 orë me rreth 7200 qytetarë në hyrje dhe rreth 3800 në dalje.
Pala shqiptare është duke punuar me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje nga Shqipëria dhe situata duke normale.
Koha e pritjes në radhë shkoi sot deri në 1-1,5 orë çka për një pjesë të udhëtarëve është normale për periudhën e fluksit te njëkohshëm.
Ditët në vijim fluksi pritet të jetë i lartë sepse gjysma e dytë e gushtit lidhet me periudhën tipike të pushimeve në Greqi.
Autoritetet shqiptare konfirmuan se po koordinohen me palën greke për të lehtësuar procedurat për ditët në vijim në funksion të minimizimit të kohës së pritjes në radhë.
Top Channel