Breshkat e vogla të detit Carreta Carreta kanë çelur me sukses për herë të dytë pas tre vitesh në plazhin e Divjakës.

Kujdesi ndaj breshkave të vogla ka qenë që në momentin e pikasjes së lëshimit të vezëve dhe deri në çeljen e tyre.

Ky proces përfundoi me sukses, falë punës së grupit të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier me në krye drejtorin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi.

Në netët e ruajtjes dhe shërbimit ndaj breshkave janë bashkuar  vullnetarisht edhe gazetarë, dashamirës të natyrës apo turistë që ndodheshin aty.

“Tre ditët e fundit kemi asistuar në një nga fenomenet më spektakolarë të jetës së egër. Pas monitorimeve pa fund dhe netëve te gjata pa gjumë, në mesnatën 8-9 gusht ishim prezent dhe asistuam në celjen e vezëve të një foleje breshke e llojit Caretta Caretta. Celja zakonisht zgjat për disa ditë. Për folenë tonë mbrëmë ishte nata e tretë dhe deri tani kanë dalë 61 breshka të vogla. Këto dite patëm mbështetjen edhe të shumë dashamirësve të natyrës. Pranë folesë u mblodhën turistë të huaj, banorë vendas dhe aktivistë mjedisor, të cilët sipas një grafiku bënë monitorimin e folesë 24 orë. Edhe një herë tjetër konfirmohet rëndësia e bregdetit të Divjakës, për folezimin e kësaj specie”, shkruhet në postimin e administratës.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel