Zjarr në malin e Shashicës në Vlorë/ Flakët favorizohen nga era e fortë, zjarrfikësit nisen drejt terrenit të vështirë

25/08/2026 20:50

Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt terrenit për ndërhyrje, ndërsa vështirësia kryesore mbetet terreni i thepisur malor.

Era e fortë që po fryn në këto momente favorizon përhapjen e flakëve.

Në këtë zonë ka kryesisht shkurre, por në mal ndodhen edhe disa stane me bagëti, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarrit.

Top Channel