Ra nga 50 metra lartësi, shpëtohet nga zjarrfikësit 51-vjeçari në Mallakastër
25/08/2026 20:18
51-vjeçari Fluturim Salobehaj nga fshati Selitë i Mallakastrës ka rënë nga një lartësi prej rreth 50 metrash, teksa dyshohet se po tentonte të riparonte një tubacion uji pranë fshatit.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, familjarët e kanë gjetur të plagosur pasditen e sotme dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e 51-vjeçarit nga terreni i vështirë.
Fatmirësisht, ai ka mbijetuar, por ka pësuar disa fraktura. I dëmtuari po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Top Channel