Çelin në Divjakë për herë të dytë pas tre vitesh breshkat e vogla Carreta Carreta (Fotot)
12/08/2022 17:44
Breshkat e vogla të detit Carreta Carreta kanë çelur me sukses për herë të dytë pas tre vitesh në plazhin e Divjakës.
Kujdesi ndaj breshkave të vogla ka qenë që në momentin e pikasjes së lëshimit të vezëve dhe deri në çeljen e tyre.
Ky proces përfundoi me sukses, falë punës së grupit të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier me në krye drejtorin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi.
Në netët e ruajtjes dhe shërbimit ndaj breshkave janë bashkuar vullnetarisht edhe gazetarë, dashamirës të natyrës apo turistë që ndodheshin aty.
Top Channel