Eliminimi nga gjeorgjianët e Saburtalos në turin e parë eliminator të Conference Leagues, jo vetëm i hoqi mundësinë Partizanit të fitojë më shumë para, por i solli edhe një faturë të majme financiare.
Kështu për shkak të hedhjes së sendeve, fishek-zjarreve dhe hyrjes së tifozëve në fushën e lojës, klubi i Partizanit ka marrë një gjobë që prek vlerën totale të 51 mijë eurove, ose thënë ndryshe rreth 20% të shifrës që përfitoi nga pjesëmarrja në këtë tur eliminator.
Gjithashtu “të kuqtë” u dënuan edhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit për ndeshjen e radhës që do të luajnë në kompeticionet europiane, teksa e kyçur duhet të qëndrojë një tribunë me të paktën 3000 vende.
Tifozët e Partizanit u zhgënjyen pa masë nga eliminimi nga pika e bardhë ndaj gjeorgjianëve dhe reaguan ashpër, duke hedhur sende në fushë, teksa nuk munguan as goditjet ndaj kundërshtarëve.
Top Channel