Nuk mund të kishte një nisje më të mirë të sezonit të ri të Ligue 1 për Marseille, që ka dhuruar spektakël në “Stade Velodrome” të mbushur plot tifozë dhe ka siguruar një fitore bindëse ndaj Reims.
Pjesa e dytë e ndeshjes do të fliste për Luis Suarez, me sulmuesin që hyri në lojë në minutën e 62’ dhe debutoi me dopietë. Kolumbiani gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 75’, duke u dhuruar vendasve golin e tretë. Ndërsa nga Reims goli i vetëm u shënua nga Balogun në minutën e 84’, një debutim shumë i mirë personal ky për anglezin. Suarez, më pas vulosi rezultatin e ndeshjes, 4-1, duke shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Marseille në minutën 90+4′.
Ndeshja Marseille-Reims mbyll javën e parë të elitës së futbollit francez, me vendasit që siguruan 3 pikët e para, teksa miqtë qëndrojnë te ekipet e fundit në renditje pas këtij raundi.
Top Channel