Forcat ruse në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë në Ukrainë po përdorin “taktika terroriste” duke përdorur vendndodhjen për të nisur sulme me raketa ndaj civilëve.
Banorët e mbetur në vend janë shprehur se zgjohen çdo mëngjes nga zhurmat e sulmeve të cilët shkatërrojnë banesat.
“Çdo mëngjes zgjohemi dhe shohim që kanë goditur vetëm shtëpitë e banimit” tha një biznesmen vendas.
Rusia kontrollon uzinën Zaporizhzhia dhe zonat përreth, afër territorit të mbajtur nga Ukraina ndërsa zyrtarët perëndimorë kanë dhënë alarmin për taktikat e Rusisë atje.
Centrali bërthamor Zaporizhzhia shtrihet në juglindje të Ukrainës përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro. Aktualisht është ende duke u operuar nga punonjës ukrainas nën mbikëqyrjen ruse.
Ai përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetjet radioaktive.
Top Channel