Marinari mbijeton për 16 orë brenda barkës së përmbysur në ujërat spanjolle të oqeanit (fotot)

03/08/2022 18:33
Roja bregdetare instaloi mjete pluskuese rreth barkës për të mos lejuar fundosjen e mëtejshme

Grupet e shpëtimit kishin lokalizuar barkën e përmbysur afër perëndimit të diellit por deti i ashpër i detyroi të prisnin deri në mëngjes për të shpëtuar burrin.

Një 62-francez ka mbijetuar për 16 orë në fluskën e ajrit brenda barkës së tij të përmbysur në brigjet e oqeanit Atlantik, para se të shpëtohej nga roja bregdetare e Spanjës në atë që zhytësit quanin “një operacion shumë pranë të pamundurës”.

Barka 12-metra e gjatë Jeanne Solo Sailor dërgoi sinjalin SOS rreth orës 8.23 paditen e të hënës kur ishte 14 milje larg ishujve Sisargas pranë rajonit veriperëndimor spanjoll Galicia, tha roja bregdetare. Të dhënat tregonin se ajo kishte nisur lundrimin nga kryeqyteti portugez Lisbonë, mëngjesin e të dielës.

Pas nisjes së anijes së shpëtimit me pesë zhytës, barka e përmbysur u lokalizuar pak para se dielli të perëndonte.

Një prej zhytësave kishte hipur mbi barkën e përmbysur për të parë nëse kishte të mbijetuar dhe në këtë kohë u dëgjuan të trokiturat e burrit poshtë saj që kërkonte ndihmë.

Teksa deti ishte tepër i ashpër për ta shpëtuar, roja bregdetare instaloi mjete pluskuese rreth barkës për të mos lejuar fundosjen e mëtejshme dhe pritën deri në mëngjes.

Dy zhytësa hynë nën barkë për të shpëtuar marinarin,  të cilin e gjetën të veshur me një kostum mbijetese në ujë, dhe me ujin qe kishte depertuar deri në gjunjë.

Vicente Cobelo, zhytës i rojës bregdetare tha për mediat se burri kishte notuar në ujin e ftohtë për të arritur brenda barkës ku dhe veshi kostumin që duket se i shpëtoi jetën.

I mbijetuari u dërgua në spital për kontrolle por doli shpejt pa probleme serioze.

FOTO GALERI
3/3
Roja bregdetare instaloi mjete pluskuese rreth barkës për të mos lejuar fundosjen e mëtejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA