Garda Kombëtare e SHBA ndihmon në përmbytjet tragjike me 28 të vrarë në Kentucky (fotot)

01/08/2022 18:26

Efektivë të Gardës Kombëtare në Kentucky kanë nisur ndërhyrjet ndaj përmbytjeve shkatërrimtare në lindje të shtetit.

Guvernatori parashikonte se të tjerë trupa viktimash do të gjenden teksa deri dje shifra qëndronte në 28 të vdekur, sipas mediave vendase.

Disa nga zonat malore janë të vështira për t’u arritur prej terrenit të thyer dhe lumenjve të dalë nga shtrati.

Vijimi i shirave dhe ndërprerja e shërbimit celular ne disa zona kanë vështirësuar përpjekjet.

“Janë nga përmbytjet më vrastare që kemi parë në histori, moti i keq po vështirëson përpjekjet e kërkimit,” tha guvernatori Andy Beshear për rrjetin NBC.

Shirat e dendur në rajon nisën prej të mërkurës, teksa zyrtari tha se shumë trupa mund të jenë larguar nga ujërat.

Në të gjithë zonat e përmbytura rreth 350 njerëz po jetojnë në strehime të përkohshme, shtoi ai.

FOTO GALERI
3/6
Vijimi i shirave dhe ndërprerja e shërbimit celular ne disa zona kanë vështirësuar përpjekjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA