
Në pamje shihen momentet e guximshme kur një fermer lufton zjarrin në një fushë në jug të Londrës teksa kërcënonte shtëpitë aty pranë.
Shoferi i paidentifikuar i traktorit mori çështjen vetë në dorë kur pa vendasit që tentonin të luftonin flakët me duar ose me veshjet e tyre në West Wickham.
Pamje e marra nga helikopteri i rrjetit Sky News tregonin gjithashtu dy burra që tentonin të fiknin zjarrin me bluzat e tyre.
Një mjet zjarrfikës më pas vjen në zonë dhe i afrohet zonës së rrezikut.
Në një tjetër episod kesaj jave nje fermer luftonte zjarrin në fushën e mbljellë të drithit duke prerë bimwsine para vijës së zjarrit, që flakët të ndalonin aty, sic shihet ne pamje:
Zhvillimi vjen pas një tjetër tentative të dëshpëruar të një fermeri në Kent në lindje të Londrës, i cili nisi të korrte me traktor fushën pranë zjarrit që prodhimi i tij të mos shkonte dëm.
Top Channel