Si pasojë e vështirësive të krijuara për shkak të efekteve të luftës në Ukrainës, qeveria ka vendosur të subvencionojë prodhimin e grurit në vend.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha sot pas mbledhjes së qeverisë se, me vendimin e miratuar, kultivuesit e grurit me sipërfaqe 1 ha, që janë edhe prodhuesit kryesor që dalin në treg, do të përfitojnë një mbështetje prej 30 000 mijë lekë për hektarë.
“Nga kjo skemë do të përfitojnë mbështetje rreth 7300 fermerë dhe përmes saj synojmë të rrisim sipërfaqen e kultivuar me grurë në vend me 17 mijë ha, duke synuar ta çojmë sipërfaqen e kultivuar me grurë për vitin që vjen në 70000 ha në total. Me këtë skemë mbështetje synojmë të dyfishojmë prodhimin e grurit në vend që prodhohet për tregtim nga 60 mijë tonë në 120 mijë tonë.
Të treja këto masa të marra së bashku, mbështetja me naftë, skema e veçantë për rritjen e sipërfaqes së mbjellë me grurë dhe angazhimi për funksionimin e lirë të tregut të furnizimit me grurë në vendet e Ballkanit te Hapur forcojmë ndjeshëm rezistencën e vendit ndaj çdo goditje të zinxhirit furnizues me grurë si pasojë e luftës”, deklaroi Krifca.
Top Channel