Japonia dërgon delegacion në Groenlandë për metale të rralla, rritet gara globale për burimet strategjike Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet në pikën më të mirë të historisë së saj falë qeverisjes socialiste.
Në podcastin “Flasim”, Rama tha se vendi ka bërë progres të dukshëm në ekonomi, institucione dhe në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa theksoi se ka ende shumë punë për t’u bërë.
Sakaq ai komentoi edhe valën e protestave të javëve të fundit, duke theksuar se protesta është pjesë e shëndetit demokratik të një vendi, por paralajmëroi për rrezikun e keqinformimit dhe deformimit të fakteve në debatin publik.
“35 vjet Parti Socialiste, një kremtim i planifikuar prej kohësh, që u kurorëzua me 12 qershorin, në një moment të veçantë, sepse jo thjesht është një ditëlindje dhe një përvjetor, por është një moment që e gjen Shqipërinë më mirë se Shqipëria ka qenë ndonjëherë në çdo aspekt dhe kjo falë Partisë Socialiste dhe qeverive të saj. Ndërkohë që, nga ana tjetër, është një moment edhe reflektimi dhe angazhimi, sepse Shqipëria është më mirë se ç’ka qenë ndonjëherë, por Shqipëria duhet të bëhet ende shumë më mirë se ç’është. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste, mund ta bëjë vetëm kjo fuqi e madhe shtetndërtuese, me të gjitha vështirësitë dhe me të gjitha të metat e veta. Ironikisht, ky 35-vjetor ose më saktë, për një koincidence që mbase është edhe një shenjë e rëndësishme për t’u ndalur një moment, për të marrë frymë dhe për të kuptuar se çfarë duhet të mësojmë nga kjo valë protestash që përkoi me këtë 35-vjetor debatesh dhe nga kjo frymë, si të thuash e tensionuar, fatmirësisht paqësisht që ka pushtuar hapësirën publike ditët e fundit.
Një frymë që ushqehet edhe nga fakti që, për shkak në këtë subjekt fillestar, në këtë çështje që u bë çështja, që inicioi protestën, natyrisht si rezultat i një akti skandaloz, që u dënua menjëherë edhe ligjërisht, edhe institucionalisht, qëndron familja e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Dhe kjo bën që të gjithë ata që janë kundërshtarë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të jenë të interesuar për këtë protestë, që Shqipëria të bëhet një platformë ku të përplasen forca shumë të mëdha, të përplaset opozita amerikane me presidentin e Amerikës, përplaset kundërshtia europiane me presidentin e Amerikës, të përplasen interesa të tjera që e duan Shqipërinë të ripozicionuar ndryshe dhe të bëhet një udhëkryq ku, faktikisht, kundërshtia e fillimit kthehet në një gjë krejt tjetër. Dhe Shqipëria përmbytet nga një shpërthim i të gjitha kanaleve të keqinformimit, të dezinformimit, të gjysmë të vërtetave që bëhen gënjeshtra gjithmonë e më të mëdha, orë pas ore, dhe që faktikisht i vendosin faktet në cep dhe fantazinë në qendër.
Natyrisht që protesta është shëmbëlltyrë e një vendi demokratik. Natyrisht që është shëndeti demokratik i vendit që ka një protestë e cila lind dhe formësohet jo rreth partive, jo pas partive. Edhe pse tani partitë janë të gjitha të futura aty, duke hedhur gurët, e fshehur duart disa, ndërkohë që ndonjë tjetër, siç janë llapaqorrat, janë aty.
Por po aq e rëndësishme është që të mos humbasim aftësinë për të dalluar mes debatit dhe histerisë, mes kritikës dhe shpifjes, mes argumentit pasionant dhe bullizmit, kërcënimit, presionit, denigrimit të tjetrit. Shqipëria nuk mund të ecë përpara, duke u paralizuar nga frika prej një ndryshimi të madh, prej një projekti të madh, prej një investimi që është më i madhi në historinë e vendit tonë.
Dhe, patjetër që, do të ecim përpara, duke dëgjuar çfarë duhet të dëgjojmë, duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dakord me ne, por duke vazhduar të ndërtojmë, të ndërtojmë Shqipërinë me forcën e Partisë Socialiste, që është forca që ka marrë reforma, ka ndërmarrë reforma të vështira, ka shtyrë përpara procese që shpesh janë kundërshtuar, por që sot kanë ndryshuar rrënjësisht edhe gjendjen, edhe pozicionin e Shqipërisë. Dhe, për këtë, mjafton të kthejmë mbrapa kokën, jo më shumë, po 10 vjet, dhe për të parë se ku ishim në raport me botën, në raport me ekonominë, me institucionet, me të gjitha. Dhe, faktikisht, nuk ka simbolikë më të fortë se fakti që ky 35-vjetor na gjeti edhe në pikën më të avancuar të rrugës sonë europiane. Pak javë më parë hymë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësim, që është faza e mbylljes së kapitujve, duke afruar më shumë se kurrë me atë objektiv historik dhe strategjik që shqiptarët e kanë ndjekur me dekada dhe që ne e kemi fiksimin tonë ditë për ditë, ditë për ditë, ditë për ditë”, u shpreh ai.
Top Channel