Top Albania Radio shkruan se mes tyre, gjenden disa ishuj dhe gadishuj përrallorë që tërheqin turistë nga mbarë bota.
1.Ishulli Schwanau, Liqeni i Lucernit
Oaza e gjelbër, Ishulli Schwanau, i vendosur në Liqenin Lauerz, krenohet me rrënojat e një kështjelle, si dhe restorantin luksoz, “Schwanau”, që ofron pjata të shijshme e tradicionale. Në Ishull mund të shkohet me traget. Ndërsa, gjatë mesditës dhe në mbrëmje ofrohen udhëtime falas me varkë.
2.Ishulli San Pietro
San Pietro, në fakt, është shndërruar tashmë në një gadishull dhe në të mund të shkohet në këmbë nga qyteti i bukur i Erlach përgjatë “shtegut të malit” të gjatë katër kilometra. Në verë, shkohet përmes një anijeje nga Erlach ose me varkë nga La Neuveville, Liqeni Biel.
3.Ishujt Brissago, Liqeni Maggiore
Klima e butë e liqenit Maggiore lejon që në Ishujt Brissago të rriten dhe të lulëzojnë rreth 1700 lloje bimësh subtropikale. Uji i liqenit ruan nxehtësinë aq mirë, sa që në dimër nuk ka ditë me ngrica. Kjo klimë favorizon rritjen e bimëve ekzotike, si lulet e lotusit, sekujat gjigante, selvitë dhe pemët eukalipte. Parku prej 2.5 hektarësh është shtëpia e bimëve nga pothuajse të gjitha rajonet subtropikale të Azisë, Afrikës së Jugut, Amerikës, Australisë dhe ishujve të Oqeanisë.
4.Ishujt Lorelei
Tre ishujt Lorelei, janë ishujt më të rinj në Zvicër të krijuara artificialisht për të rinatyralizuar grykën Reuss. Të krijuar me gurë, ishujt janë shndërruar në një destinacion për turizmin bregdetar që nga viti 2005. Ishujt janë shtëpia e disa llojesh të rralla të bimëve dhe kafshëve.
5.Ishulli Rheinau
Rheinau ngrihet vetëm gjashtë kilometra nga ujëvara mitike e Rhine. Në ishullin në mes të lumit qëndron ish-manastiri benediktin i stilit barok që daton që nga viti 778. Kisha në këtë ishull, është një nga ndërtesat më të rëndësishme të shenjta në Zvicër. Atraksione të tjera janë rezervati pyjor Watt dhe shtigjet e shumta natyrore.