Zjarr në Cfir të Mallakastrës, digjen 2 hektarë sipërfaqe me pyll dhe shkurre, flakët ‘përpijnë’ edhe 50 rrënjë ullinj Gjykata e Posaçme nuk e pranoi kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkoi përmes mbrojtjes pezullim të gjykimit, mbasi për 63 ditë është me leje lindjeje.
Përmes një letre që u lexua nga avokati, Xoxa kërkonte të ishte vetë e pranishme në proces, ndërkohë që prokuroria kujtoi se e pandehura nuk është paraqitur asnjëherë në gjykimin ku ajo është nën akuzë me bashkëshortin Erjon Veliaj.
Gjykata e Posaçme i la dy javë kohë Ajola Xoxës që të paraqitet në proces dhe ta shprehë vullnetin e saj në seancë. Gurali Brahimllari, avokat i Ajola Xoxës, u shpreh “e ka të pamundur të paraqitet sepse ka lindur”.
Ndërkohë procesi po shtyhet vazhdimisht, për 11 të pandehur të tjerë të veçuar nga i njëjti fashikull, më herët SPAK ka shpallur pretencën, raportin gazetarja Anila Hoxha.
Në seancën me 19 të pandehur mungonte kryebashkiaku Erjon Veliaj. Plarenc Ndreca u shpreh për kryebashkiakun “ai do vijë kur të ulet me avokatin përkrah”.
“Kemi ankimuar të gjitha vendimet që ka marrë gjykata për pezullimin e afateve të paraburgimit. Sigurisht, është një procedurë krejtësisht antikushtetuese. Një ndër kërkesat tashmë e kemi në Gjykatë të Lartë. Besoj se Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë bazuar në Kushtetutë pasojat e këtyre lloj vendimesh, që tashmë janë krijuar si precedent.
Në dijeninë time është edhe një gjyqtar i gykatës së Apelit të Posaçëm që e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pikërisht këtë proces, këtë precedent, dhe ne do të vijojmë kërkesat tona deri kur në Gjykatën Kushtetuese të marrim atë që na takon, siç kemi bërë në vijim, dhe siç ka rezultuar që kemi pasur të drejtë sa herë ne kemi ngritur pretendime që kanë lidhje me respektimin e standardit kushtetues”, tha ai.
Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkohet gjykatës të shqyrtojë çështjen e mbajtjes së tij në kafaz dhe po ashtu të rishikohet masa e sigurisë, mbrojtësi pranon se po bëhet gati të paraqesë në Gjykatën e Lartë kërkesa të tjera.
Plarent Ndreca tha se do kërkojë përshpejtim të procesit në Gjykatën e Lartë, dhe se kërkesën do ta dorëzojë nesër.
Gjykata e Lartë nuk e ka caktuar ende datën dhe trupën që do të shqyrtojë detyrat e Kushtetueses.
Diskutimet:
Gjykata: Veliaj ka dijeni për seancën e sotme, ai bën me dije se ka marrë dijeni dhe deklaron se dëshiron të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, i cili është prezent. E pandehura Ajola Xoxa nuk është e pranishme por përfaqësohet nga avokatët e saj.
Avokati i Ajola Xoxës: E pandehura ka shprehur qëndrimin e saj pasi bën prezent faktin se në 29 qershor ka kryer lindje me cezarian dhe për këtë arsye nuk mundet të komunikojë lirshëm. Për këtë arsye kërkon shtyrjen e seancës referuar Kushtetutës për të drejtën e nënës dhe për shkak të rrethanave objektive referuar edhe kodit të punës, ligjit për sigurimet shoqërorë ku flitet për leje lindjeje prej 63 ditësh.
Ajola Xoxa ka shkruar një deklaratë që e lexon avokati i saj: Unë kërkoj të jem vetë e pranishme dhe kërkoj pezullimin e shqyrtimit deri sa të përfundoj lejen prej 63 ditësh që ma garanton ligji.
SPAK: Nga ana e avokatit të të pandehurës u kërkua pezullim i shqyrtimit gjyqësor deri sa të përfundojë leja. Kodi i procedurës penale nuk e njeh pezullimin për këto shkaqe. Por nga ana tjetër e pandehura shpreh dëshirën të paraqitet vetë. Është fakt që seanca ka nisur në shtator dhe e pa dehura nuk është paraqitur në asnjë seancë të vetme. Nëse gjykata e çmon të arsyeshme le të ndajë çështjen në ngarkim të të pandehurës Ajola Xoxa nga të pandehurit e tjerë.
Avokati i Xoxës: Presim që gjykata të shprehet. Vetë dispozita e lejoj pezullimin e gjykimit, ka mjaft raste për-shembull kur caktohet një ekspert apo kur i pandehuri ka probleme shëndetësore pezullohet shqyrtimi gjyqësor. Në rastin e nënës qe ka lindur me prerje cezariane, derisa ajo është me raport mjekësor si për çdo nënë që lind kështu, ligji e kërkon që të shtyhet seanca dhe të pezullohet gjykimi. Nëse gjykata mendon ta ndajë çështjen nga të tjerët mendojmë qe s’di ketë ekonomi gjyqësore.
Avokati Maks Haxhia: Për ta saktësuar ne kërkojmë pezullim të të gjithë procesit derisa të përfundojë leja e Xoxës.
Top Channel