Operativët e forcave speciale ajrore britanike në Afganistan vrisnin rregullisht të burgosur lufte dhe njerëz të paarmatosur në rrethana të dyshimta, thuhet në një investigim të fundit nga rrjeti BBC për konfliktin e rëndë.
Raporte të reja ushtarake sugjerojnë se një njësi e ushtrisë britanike mund të ketë vrarë në mënyrë të paligjshme 54 njerëz të pafajshëm, gjatë misionit të saj gjashtë mujor.
Transmetuesi shtetëror britanik BBC gjeti prova që sugjeronin se kreu i forcave speciale ishte në dijeni dhe nuk kishte njoftuar për hapjen e hetimit të vrasjes.
Zhvillimi vjen në një kohë kur ministria britanike e mbrojtjes thotë se trupat britanike në Afganistan “kanë shërbyer me kurajo e profesionalizëm”.
BBC thotë se ish-kreu i forcave speciale ushtarake atje Gjeneral Sir Mark Carleton-Smith, ishte marrë në pyetje për vrasjet e paligjshme por nuk kishte kaluar informacionet te policia ushtarake për nisjen e hetimeve.
Gjeneral Carleton-Smith më pas u bë komandant i ushtrisë para se të dorëhiqej muajin e kaluar, papranuar të komentojë mbi cështjen.
Programi BBC Panorama analizonte qindra faqe për misione të tipit “kap ose vrit” të kryera nga skuadroni i forcave speciale SAS në rajonin e Helmand në vitet 2010/11.
Individët që kanë shërbyer me skuadronin SAS thanë për BBC se kanë parë operativë të SAS që kanë varë njerëz të paarmatosur gjatë bastisjeve të natës.
Ata thanë se kanë parë gjithashtu operativët që pas vrasjeve kanë “vendosur armë” – AK-47 në skenën e krimit për të justifikuar vrasjet e personave të paarmatosur.
Në detaje akoma më makabre, disa individë mes forcave speciale SAS konkuronin se cili do të bënte më shumë vrasje, dhe se vetë skuadroni i analizuar nga BBC, përpiqej të arrinte një numër më të madh të vrarësh sesa ai që kishte zëvendësuar më herët.
Minsitria e mbrojtjes tha se nuk mund të komentonte për akuza specifike por tha se refuzimi i komenteve nuk do të thoshte se pretendimet merren si të sakta.
Për hetimin e fundit BBC analizoi raporte të reja operacionale mbi sulme e natës nga SAS, ku burrat afganë vriteshin pasi ishin arrestuar, sepse kishin nxjerrë armët e tyre.
Hetimi i BBC fokusohej në një skuadron të caktuar të SAS që nisi misionin në Afganistan në nëntor 2010 dhe operonte kryesisht në provincën e Helmand, asokohe një nga më të rrezikshmet.
Top Channel