Sa i bukur është deti, por kështu thonë të gjithë kur i kanë këmbët në tokë..

Ne mund të njohim detin mbresëlënës, detin e pushimeve, detin e shkrimtarëve, detin e qetë apo të dallgëzuar të fotografëve që frymëzon artistët për lirinë e pakufishme…por nuk e njohim detin si ata… detarët e vjetër.

Deti për mua ka qenë gjithë jeta…Detari është një ambasador shëtitës kudo që shkon”, thotë detari Bashkim Bushi.

Deti është shumë i bukur kur e shikon sidomos nga toka, është dhe shumë i bukur kur lundron në det. Por deti është dhe shumë i vështirë, është një sakrificë“, Aleksandër Gjermeni- kryetar i shoqatës së detarëve Adrijon.

Detari ka dhe një parim, po zbriti në tokë i harron të gjitha çfarë ka lënë mbrapa. E rifillon nga e para. Start it!”, Bllazha Karaxha-detar.

Historia e detarisë shqiptare e ka zanafillën që te Ilirët të cilët me mjete të thjeshta lundrimi siguronin jetesën, më tej me kalimin e kohës u zhvillua flota shqiptare detare aq sa kulmoi në vitin 1961 me hapjen e Akademisë detare.

Historia e detarisë shqiptare është shumë e hershme për faktin se Shqipëria duke u lagur një pjesë të mirë të territorit të saj prej 350-400 km laget nga deti, vazhdimisht ka qenë i  zhvilluar, që nga jugu deri në veri, që në kohet e lashta, duke filluar që nga barkat e drurit deri te anijet metalike. Ne historinë e detarisë shqiptare ka shume detar te vjetër, zanatalinj, njohës të mirë të punëve të detit. Mbas çlirimit flota mori një zhvillim shumë të madh dhe arriti që të krijoje dhe të rriti në tonazh me anije metalike duke shkuar tonazhi i përgjithshëm i gjithë flotës në 150 mijë ton.”

Ishte 11 tetor i vitit 1976, ora 10:30 e mëngjesit kur anija avullore e Matit u nis nga porti i Durrësit drejt brigjeve të Konstancës në Rumani me një ngarkesë prej 2066 ton ku kishte produkte si vere, konjak, etj…

Anija Mati është prodhim gjerman i prodhuar në Emden të Gjermanisë në vitin 1953, u ble nga pala shqiptare në 1963, ka qenë një anije 3540 ton, pas 3 muajsh e sollën në Shqipëri ku punoi transport i brendshëm, e më vonë kaloi transport i jashtëm sepse kishte dhe nevoja shteti e filloi rrugët Gjermani, Bullgari, Rumani”, Luan Jaupi- djali i kapitenit Adem Jaupi.

U nisëm nga Durrësi ishim të ngarkuar me bitum dhe të ndryshme, si pija alkoolike. Në atë kohë ishin marrëveshje tregtare, kontrata të rregullta import-eksport. Përfundoi ngarkimi, u mbyllën të gjitha formalitetet u nisëm. 4 ditë zgjati udhëtimi deri në Konstanca.“Halim Milaqi- detar.

Ekuipazhi përbëhej nga 34 detarë dhe drejtohej nga kapiteni Adem Jaupi, i cili me anë të këtij raporti tregon detajet e një udhëtimi më shumë se një javor, që ishte sa i vështirë, aventuresk, por edhe që ka lënë shenjë në historinë e detarisë shqiptare…

Raporti i avarisë së përgjithshme me fletët e pluhurosura nga e shkuara mban datën 2 nëntor të 76-ës, ku përshkruhet imtësisht udhëtimi i mundimshëm, përfundimi I të cilit ishte i paparashikuar… Por që anëtarët e ekuipazhit, ata që janë ende në jetë sot 46 vite më pas kujtojnë momentet e vështira teksa anija ishte dëmtuar, moti sa vinte e keqësohej, e ata ishin të vetëm në mes të detit me dorën e shtrirë nga pala rumune, e cila nuk reagonte…

Me anijen e ndarë në gjysmë, të mbajtur fort në pjesën e mbetur mbi detin e zi, me shpresat e humbura nga rumunët, po prisnin për ndihmë nga autoritetet portuale në Durrës si dhe ambasada shqiptare në Rumani…sakaq, detarëve nuk ju mungoi bashkëpunimi me njëri tjetrin në ato çaste, dhe siç thonë ata patën mendjen e arsyetuar e guximin për sa kohë në det vdekja është gjithmonë para syve…

Top Channel