101 mijë tonë qumësht në 2025, rritet prodhimi nga lopët në Shqipëri, por tkurren fermat e deleve dhe të dhive
12/07 19:51
Fëmijët e kopshteve të Elbasanit e kanë pritur me padurim këtë fundjave kur do të zbukuronin qiellin me balonat e tyre shumëngjyrëshe.
Asnjëherë më parë sheshi i stadiumit “Elbasan Arena” nuk është dukur më i bukur sesa këtë fundjavë plot diell dhe balona.
Prindër dhe edukatorë gjykojnë se të tilla aktivitete i shërbejnë zhvillimit të fëmijëve dhe socializimit të tyre, përpos faktit të një dite ndryshe ku secili kërkon ta fluturojë sa më lart balonën e tij.
Dita e Balonave është shndërruar tashmë në traditë në qytetin e Elbasanit duke bërë bashkë fëmijët e kopshteve, por edhe prindërit që gëzojnë bashkë me ta.
Top Channel